75 Mall Live Search
08:38 / E Enjte, 18 Qershor 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës bleu perde, mijëra euro i kushtoi tenderi për furnizimin

Komuna e Prishtinës, pak ditë më parë ka arritur të finalizonteë një tjetër kontratë.

Komuna e cila udhëhiqet nga Shpend Ahmeti, këtë herë ka kurorëzuar një kontratë, e cila pajisë me perde institucionet arsimore.

Në tenderin e publikuar nga prokurimi, bëhet e ditur se për tenderin në fjalë fillimisht janë alokuar 40 mijë euro.

Kontrata në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.P.P “Rolle Mont”, dhe ka kushtuar hiç më pak se 35 mijë e 750 euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 39 mijë e 270 euro.

Ndërkohë që sa i përket këtij furnizimi, nuk është se janë dhënë detaje tjera shtesë. /Indeksonline/