75 Mall Live Search
10:11 / E Premte, 11 Shtator 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës: Çështja e qenve endacakë, duhet të trajtohet në nivel kombëtar

Komuna e Prishtinës ka bërë një sqarim publik sa u përket qenve endacakë.

Sipas tyre, çështja e qenve endacakë duhet të trajtohet dhe zgjidhet në nivel kombëtar dhe në gjithë territorin e Kosovës.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:

Problemi me qente endacakë mbetet shqetesues per Komunen e Prishtines, marre parasysh rrezikun e vazhdueshem qe u kanoset qytetarëve çdo ditë.  Duke ditur faktin se keto kafshë migrojnë, kufiri administrativ komunal është pengesë per zgjidhjen e ketij problemi.

Çeshtja e qenve endacakë duhet të trajtohet dhe zgjidhet ne nivel kombëtar dhe ne gjithë territorin e Kosoves edhe pse me kete legjislacion dhe me këto kapacitete buxhetore e njerezore, komunat nuk kane mundësi qe te përballen vetë me këtë sfide.

Ndërkohë aë, Komuna e Prishtines per zgjidhjen e problemit te qenve endacakë eshte duke punuar ne disa drejtime:

Duke bere rehabilitimin e gjendjes se tanishme, Komuna e Prishtines permes operatorit ekonomik ben trajtimin e qenve ne menyre humane sic eshte e percaktuar me ligjin ne fuqi. Prandaj, qente endacak zihen ne qytet, kontrollohen per semundje, vaksinohen apo trajtohen nese semundja eshte e sherueshme, sterilizohen apo kastrohen ne menyre qe te mbahet nen konroll shtimi i tyre, mbahen ne kujdestari deri ne 14 dite ne menyre qe te socializohen dhe pastaj, veterineri jep urdher per, lirimin apo eutanazimin nese qeni eshte agresiv.

Po ashtu eshte hartuar një plan operativ dhe eshte përpiluar harta e rrezikut duke e identifikuar vendnodhjen e qenve endacak, vazhdimisht identifikohen dhe rrënohen  shtëpitë e braktisura, si dhe  vazhdimisht pastrohen deponitë ilegale ne menyre qe te parandalojme grumbullimin e  qenve.

 Komuna e Prishtines i ka aktivë edhe numrat emergjentë pa pagese, qe jane ta hapur 24 ore, ku qytataret mund te lajmerojne per çdo parregullesi apo shqetesim qe kane. Numrat jane si me poshte:

 Kodi/Numrat   Lloji i Shërbimit           Qëllimi i përdorimit

0800 122 33    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 44    Pa pagesë        Lajmërimi i parregullsive që vërejnë qytetarët

0800 122 55    Pa pagesë        Lajmërimi i rasteve të rrezikut nga qentë endacak (faza emergjente).

Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë dhe trajtimin e tyre dhe është në pritje të lejes mjedisore nga ministria. Po ashtu është duke e zbatuar projektin pilot për 5 pikat ushqyese për qentë në territorin e Prishtines.