75 Mall Live Search
20:54 / E Martë, 29 Korrik 2025 / MSH

Komuna e Prishtinës deklarohet rreth kamionit që ngeci në tunelin e Kurrizit

Më herët, IndeksOnline raportoi për ngecjen e një kamioni në tunelin e Kurrizit, ku u raportua edhe për dëme.

Lidhur me këtë ka reaguar Komuna e Prishtinës, që pohon se kamioni i peshave të rënda ishte më i lartë se lartësia e lejuar për të qarkulluar në tunel.

Sipas Komunës, kamioni hyri në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve, ku edh shkaktoi dëmtim të pronës, pajisjeve të ventilimit dhe sistemeve përcjellëse të instaluara së fundmi në tunel.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Sot, më 29 korrik 2025, rreth orës 18:30, një kamion i peshave të rënda, me lartësi mbi kufirin e lejuar, ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtegun e biçikletave dhe automjeteve në tunelin te Kurrizi, i cili ka kufizim për mjete deri në 3.2 metra lartësi.

Ky veprim ka shkaktuar:

 • Shkelje të rregullave të trafikut rrugor,

 • Rrezikim të sigurisë publike, veçanërisht për këmbësorët dhe çiklistët që e frekuentojnë këtë hapësirë,

 • Dëmtim të pronës publike komunale, përfshirë pajisjet e ventilimit dhe sistemet përcjellëse të instaluara rishtazi gjatë këtij viti.

Kryeqyteti e dënon ashpër këtë veprim të papërgjegjshëm dhe njofton se rasti është adresuar menjëherë tek autoritetet kompetente për hetim dhe procedim ligjor.

Kujtesë: Tuneli është i hapur vetëm për qarkullim të kontrolluar të automjeteve dhe kamionëve deri në 3.2 metra lartësi, dhe çdo tejkalim i këtij kufiri përbën shkelje dhe rrezik të drejtpërdrejtë për infrastrukturën dhe sigurinë publike.