Komuna e Prishtinës fillon asfaltimin e rrugës që frekuentohet tej mase

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër do të fillojë asfaltimi i rrugës “Ahmet Krasniqi”.
Rruga “përpjetzë” Dragodanit do të mbyllet nesër për qarkullon nga ora 07:00 deri në orën 18:00.
Kjo është një nga rrugët më të frekuentuara të Prishtinës dhe që është në proces rekonstruimi pas rrugës “Muharrem Fejza”.
“Ju njoftojmë se Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave, është në implementim të kontratës : ”Rekonstruimi i rrugës “Ahmet Krasniqi” me nr. pr.616 21 076 511, me gjatësi rreth L=500.0m
Operatori ekonomik “Sh.p.k. Kema Company” do të fillojë asfaltimin e kësaj rruge të lartpërmendur dhe për këtë arsye ju njoftojmë se kjo rrugë do të mbyllet për qarkullim përkohësisht nga nesër, me datë 16.04.2022, që nga ora 07:00 deri në ora 18:00.
Bashkëngjitur gjeni situacionin e rrugës “Ahmet Krasniqi” thuhet në njoftimin e komunës./Indeksonline/