14:19 / E Martë, 11 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës fillon me shtylla “Antiparking”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një statusi ka bërë me dije se kanë nisur vendosjen e shtyllave “antiparking”.

Ahmeti ka thënë se është i interesuar të trajtojnë çdo pjesë të kryeqytetit, transmeton Indeksonline.

Me anë të disa imazheve ai ka bërë me dije se shumë vetura po parkohen në gjelbërime, gjë e cila është e ndaluar andaj do të ketë dënime dhe konfiskime.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Prapë parkim në gjelbërim te vendi i njejtë. Prapë dënime e prapë konfiskime.

Por sot filluam edhe shtyllat antiparking. Do të trajtojmë çdo pjesë të Prishtinës.