Komuna e Prishtinës fillon sanimin e gropave në qytet, kërkohet ndihma e qytetarëve për lokacionet e nevojshme

Komuna e Prishtinës ka filluar sanimin e gropave në kryeqytet.
Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj dhe drejtori për Investime Kapitale në Prishtinë, Krenar Xhaferi kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për ndërhyrjet e nevojshme kudo që ka gropa.

“Filluam me sanim të gropave në të gjithë qytetin! Ekipet tona kanë bërë identifikimin e lokacioneve, por ju lutem na ndihmoni edhe ju me foto” thuhet në njoftim./Indeksonline/
