75 Mall Live Search
00:02 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës harxhon mbi 50 mijë euro për veshëmbathjen e inspektorëve, administratës dhe kuzhinierëve!

Komuna e Prishtinës në fund të muajit të kaluar ka finalizuar një kontratë të re.

Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka furnizuar me veshmbathje për Administratë, Inspekcion dhe Kuzhinën Qendrore për Institucionet.

Vlera e parashikuar e kontratës fillimisht ka qenë 126.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Vlera e përgjithshme e kontratës së finalizuar është 50.135,00 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “PUNTEX” SH.P.K.

Kohëzgjatja e kontratës publike kornizë është bërë për 36 muaj. /Indeksonline/