75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 29 Janar 2026 / P M

Komuna e Prishtinës i del në mbështetje “Pastrimit”, Rama: Ka nisur grumbullimi i mbeturinave

Komuna e Prishtinës ka ofruar mbështetjen për ndërmarrjen komunale “Pastrimi” për të bërë grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se kjo mbështetje u bë pasi ndërmarrja e kërkoi, duke nënvizuar se “Pastrimi” tashmë një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave.

“Ndërmarrja komunale “Pastrimi” tash e një kohë po përballet me vështirësi në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet. KRM “Pastrimi” Sh.A. ka kërkuar mbështetje nga Komuna e Prishtinës për shkak të pamundësisë teknike momentale për të ofruar kapacitet të plotë operativ në menaxhimin e grumbullimit të mbeturinave. Menjëherë pas pranimit të kësaj kërkese.

Ne kemi ofruar mbështetjen e nevojshme dhe kemi nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ndërmarrjen rajonale “Pastrimi”, në të cilën janë përcaktuar ndihma konkrete dhe parimet bazë të bashkëpunimit ndërinstitucional. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, sot ka nisur angazhimi i ndërmarrjes rajonale “Pastrimi” në terren për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve inerte (ndërtimore) dhe mbetjeve vëllimore nga deponitë ilegale në territorin e kryeqytetit. Ky bashkëpunim pritet të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve operative në terren, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më efikase dhe në funksion të përmirësimit të pastërtisë dhe cilësisë së jetës për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Rama në “facebook”.