18:26 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Komuna e Prishtinës i del në ndihmë fermerëve, ndan 400 mijë euro për ata që kanë pasur dëme nga reshjet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka lajmëruar se sot do të ndahen 400 mijë euro për fermerët e kryeqytetit që kanë pësuar humbje nga dëmet që kanë pasur nga reshjet.

Ahmeti tha edhe pse dëmet vlerësohen rreth 600 mijë euro, por mundësitë e komunës janë vetëm 400 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Sivjet fermerët e Prishtinës kanë pësuar humbje të mëdha nga të rreshurat. Kur ja shtojmë kësaj edhe krizen ekonomike, atëherë gjendja është e vështire.

Krahas granteve të rregullta, sot ndajmë edhe 400,000 euro për fermerët e Prishtinës për dëmet nga rreshjet. Komisioni ka bërë vlerësimin qe disa muaj (në total 600,000) por kjo është mundësia jonë.

Kjo është e para herë në shumë vite që Komuna ndihmon me dëme por kësaj radhe edhe për shkal të ekonomisë ishte e domosdoshme.

Falemnderit Prishtinë!