Komuna e Prishtinës i mbështet financiarisht personazhet e njohura, për aktivitetet e tyre

Komuna e Prishtinës, në krye me kryetarin Shpend Ahmeti kanë qenë mjaft aktiv këtë kohë pandemie me aktivitete në mbështetje të qytetatarëve.
Gjithashtu idetë inovative e kreative që u propozuan nga komuna e bënë më relaksues qëndrimin në izolim për qytetarët e Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Komuna ka mbështetur financiarisht shumë personazhe të njohura publike, të cilët kanë propozuar projektet e tyre që do të realizohen me qëllim të ngritjes së disponimit të qytetarëve.
Ndër emrat që kanë përfituar nga kjo mbështetje i shohim edhe këngëtarin Shpat Deda, aktorin Fatmir Spahiu apo edhe moderatori Mentor Shuki. /Indeksonline/
