14:27 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës ia renovon banesën e djegur invalidit të luftës së UÇK-së!

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka përfunduar renovimi i banesës së Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, shkruan IndeksOnline.

Kamerit i ishte djegur banesa nga zjarri muaj më parë.

Më ndihmën e komunës ai sot i është kthyer banimit në banesën e tij me shtatë anëtarët e tjerë të familjes.

Kështu bëri të ditur komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook.

“Banesa e Metush Kamerit, invalid i luftës së UÇK-së, ishte djegur e dëmtuar nga zjarri muaj më parë.

Ndërsa prej sot, familja e tij tetë anëtarëshe i kthehet banimit në banesën e tyre, tërësisht të renovuar nga Komuna e Prishtinës.

Jemi shumë të lumtur që gjetëm mundësinë për ta ndihmuar këtë familje!

Ta gëzoni!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/