Komuna e Prishtinës iu bënë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në vozitje
Komuna e Prishtinës ka bërë me dije se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve në vazhdimësi po i pastrojën rrugët nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

Të njëjtën kohë iu është bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje dhe të jenë të pajisur me mjetet të përshtatshme për vozitje në dimër.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, 6 në qytet dhe 2 në fshatra, me të gjitha kapacitetet e tyre, në vazhdimësi po i pastrojnë rrugët nëpër lagjet dhe fshatrat e Prishtinës.

Meqë reshjet e borës po vazhdojnë dhe temperaturat janë shumë të ulëta, iu bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në vozitje dhe të jenë të pajisur me mjetet të përshtatshme për vozitje në dimër”,thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës. /Indeksonline/