75 Mall Live Search
11:19 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës: Jemi dëshmitarë të rritjes së rasteve me COVID-19, vazhdoni e qëndroni në shtëpi

Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi në Facebook ka apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi.

Nga komuna u tha se jemi dëshmitarë të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 dhe kësisoj duhet rikujtuar që të vazhdojmë t’i zbatojmë me kujdes masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të dhëna nga IKShPK, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes PRISHTINË!

Pas javës së parë të lehtësimit të masave, jemi dëshmitarë të rritjes sadopak të numrit të rasteve me #covid19.

E kjo na rikujton se duhet të vazhdojmë që të i zbatojmë me kujdes të gjitha masat mbrojtëse sipas udhëzimeve të IKShP-së.

Edhe pak kohë vazhdo #rriNshpi që shumë shpejtë të dalim e të e shijojmë pranverën plot ☀️ në Prishtinë.

Ju dëshirojmë një javë plot mbarësi e shëndet!

#rriNshpi ?

#prishtina?