22:58 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës jep 62 mijë euro për ndërtimin e parkut në kompleksin e ‘Banesave të Bardha’

Pjesa e lagjes te ‘Banesat e Bardha’ në Prishtinë së shpejti do të bëhet me park.

Komuna e Prishtinës tashmë ka dhënë kontratë për ndërtimin e ‘Parkut të Diellit’ tek kompleksi i Banesave të Bardha.

Komuna për këtë projekt kishte ndarë 88 mijë euro, por që në njoftimin për dhënien e kontratës është bërë e ditur se vlera mbi të cilën është nënshkruar marrëveshja është 62 mijë e 870 euro, transmeton Indeksonline.

Ky tender i është besuar Grup i Operatorëve Ekonomik: ” EKO GROUP ” SH.P.K.; “Rexha” Sh.p.k.

Nuk dihet se kur do të fillohet me ndërtimin e parkut, por që kontrata është nënshkruar me datën 18 të këtij muaji./Indeksonline/