15:38 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / OSH

Komuna e Prishtinës ka një njoftim për punën e sporteleve të tatimit në pronë

Tollovit e mëdha që po bëhen këtyre ditëve para komunës së Prishtinës, duket se do të marrin fund.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se me qëllim të menaxhimit më të mirë të shërbimit për qytetarë, nga 21 qershori sportelet e tatimit në pronë do të ofrojnë shërbime duke filluar nga ora 08:00.

Sipas tyre kjo do të ndikojë në uljen e kohës së pritjes para sporteleve dhe në mbarvajtjen e këtij procesi.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

ju njoftojme se me qellim te menaxhimit me te mire te sherbimit per qytatare, duke filluar nga dita e hënë, 21 Qershor, sportelet e tatimit ne prone do te ofrojne sherbime nga ora 08:00 deri ne perfundim te orarit.

Kjo do te ndihmoje mbarevajtjen e te gjithe procesit  dhe do te ndikoje ne uljen e kohes se pritjes para sporteleve.