75 Mall Live Search
16:16 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Komuna e Prishtinës ka porositur 18 mijë teste antigjen

Komuna e Prishtinës ka porositur 18.000 teste antigjen për të detektuar Coronavirusin.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku tha se këto teste mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha.

Ahmeti theksoi se këto teste do të jenë gati nga fundi i javës që vjen.

“Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata. Në qoftë se gjithçka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër”, tha ai.