75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës lë në baltë “Rrugën e Llapit”

Ani pse pasluftës, investimet më të mëdha u bën në infrastrukturën rrugore, ende ka rrugë madje edhe në mes të kryqytetit që vazhdojnë të jenë të shkatërruara.

Njëra nga to është edhe ajo e njohur si Rruga e Llapit në Prishtinë, e cila është bërë thuajse e pakalueshme si për makina ashtu edhe për këmbësorë, transmeton Indeksonline.

Madje, mjafton një shi, që gropat të mbushen me ujë, e qytetarët të zhytën në baltë./Indeksonline