Komuna e Prishtinës lejon vendosjen e një shtëpize përballë monumentit të Skënderbeut

Shtëpizat “Verë n’dimër” kanë qenë destinacion i shumë qytetarëve të Kosovës që nga vendosja e tyre në sheshet e Prishtinës.
Eugen Cakolli nga KDI është ankuar për vendosjen e një shtëpize të tillë mu përballë monumentit të Skënderbeut e që mbulon pamjen ballore të këtij monumenti.
Ai ka publikuar fotografi në llogarinë e tij në facebook duke kritikuar kështu Komunën e Prishtinës dhe Kryetarin e kësaj komune, Shpend Ahmetin.
E këtë Cakolli e konsideron fyerje ndaj figurës së heroit kombëtar.
“Shpend A. Ahmeti duhet t’a dijë që edhe vendosja e shtëpizave nuk duhet të bëhet vend e pa vend. Aq më pak që një e tillë të vendoset para monumentit të Skenderbeut, duke e bllokuar pamjen e tij ballore, që në fakt është kryesorja (për shkak të shënimeve që ndodhen aty). Kjo është minimalisht fyerje ndaj figurës së heroit tonë kombëtar. Busti i Skenderbeut është pikë reference e Prishtinës, andaj duhet të ketë trajtim të veçantë nga Komuna e Prishtinës, e jo të shihet si lokacion që vetëm siguron disa të hyra (të papërfillshme) financiare”, shkruan Cakolli.
