14:21 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës “mbyllë” sytë për problemet në lagjen Kalabria!

Shumë qytetarë vazhdojnë të përballen me infrastrukturën e dobët të kryeqytetit.

Ani pse kohë më parë në lagjen “Kalabria”, të Prishtinës është ndërtuar nënkalimi, kjo kinse për të zgjidhur problemin e kahmotshëm, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Nënkalimi në fjalë nuk shfrytëzohet thuajse as dimër e as verë, kjo për disa arsye.

Sipas banorëve të kësaj ane, sa herë që ka të reshura shiu, është e pamundur të kalohet andej pasi që pamja i ngjanë thjesht një “lumi”.

Si pasojë e kësaj, banorët detyrohen të kalojnë kah autostrada, gjë e cila edhe rrezikon jetën e tyre.

Kujtojmë faktin se përveç banorëve, këtë rrugë e shfrytëzojnë edhe shumë nxënës e studentë.Banorët thonë se megjithëse në Komunën e Prishtinës kanë dërguar ankesa të shumta, deri më tani nuk është se kanë marrë ndonjë përgjigje për zgjidhjen e këtij problemi. /Indeksonline/