Komuna e Prishtinës me aksion të hershëm, e merr parkingun e uzurpuar që 20 vite, përballë Kuvendit të Kosovës!

Komuna e Prishtinës ka marr një aksion të hershëm mëngjesin e sotëm.
Inspektorët e Komunës së udhëhequr nga Përparim Rama kanë dal në terren për të rikthyer në menaxhim të shtetit parkingun e madh përball Kuvendit të Kosovës.

Parkingu që ishte uzurpuar që 20 vite shfrytëzohej si parking privat ku një orë kushtonte 1 euro për parkingun e një veture.

Inspektorët tashmë kanë vënë shiritat e lokacionit dhe nga sot parkingu do të rikthehet në menaxhim të Komunës së Prishtinës./Indeksonline/
