75 Mall Live Search
13:25 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës me njoftim për vitin e ri shkollor

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën me 3 shtator do të fillojë viti i ri shkollor 2018/19.

Sipas njoftimit, Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndarë mjete materiale për riparimin dhe modernizimin e shumë kopshteve dhe shkollave, shkruan Indeksonline.

“Si DKA, ju sigurojmë, që të përfshihen të gjithë nxënësit në nivelin e arsimit të detyruar, duke mos harruar në asnjë mënyrë fëmijët me nevoja të veçanta dhe grupet e diferencuara. Sfidë në vetvete për tërë sistemin arsimor të Kosovës, mbetet plan-programi i mbingarkuar për fëmijët e klasave të ulëta, plan-programi ky që pason me shumë të rënda për ta.

Urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm shkollor. Në veçanti, urojmë nxënësit e klasave të para, që nga nesër ulen për herë të parë në bankën shkollore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më poshtë njoftimi i Komunës së Prishtinës, pa ndërhyrje:

Të nderuar prindër, nxënës, mësimdhënës,

Qytetarë të nderuar të Komunës së Prishtinës,

Të hënën, më 3 shtator, fillon viti i ri shkollor 2018/2019. Si Komune Jemi angazhuar me Te Gjitha kapacitetet institucionale QE Të sigurojmë kushte PËR fillimin e Nje Viti Të mbarë, në 73 institucione Të niveleve te ndryshme Shkollore, me 45400 femije. Në shumicën e institucioneve shkollore janë bërë investime të mëdha për përgatitjen e infrastrukturës shkollore.

Drejtoria Komunale e E ARSIMIT (DKA) falënderon Të Gjithe donatorët QE KANE ndarë mjete Të shumta Materiale PËR riparimin DHE modernizimin e Shume kopshteve DHE shkollave.

Një falënderim i veçantë shkon për Organizatën TIKA e cila së bashku me fondet e siguruara nga Kryetari i Komunës ka ndryshuar pamjen e brendshme të shkollës “Elena Gjika”; Zyrën Japoneze e cila ka bërë investime serioze në shkollën “Faik Konica”; por edhe shumë organizata tjera ndërkombëtare, me të cilat kemi nënshkruar marrëveshje mirëkuptime për investime në muajt dhe vitet e ardhshme.

Fokusi ynë do të jetë në ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja, për të cilat tani më janë siguruar miliona investime, dhe reformimin e shkollave profesionale, të cilat do të aftësohen për përgatitjen e kuadrove për tregun e punës. Në këtë plan jemi në fazën e përgatitjes së projekteve për disa fusha të punës, si elektroteknika, turizmi dhe hoteleri, profileve të mjekësisë, ndërtimit, agrobiznesit, etj. Me organizata të fuqishme gjermane, austriake dhe zvicerane.

Në këtë mënyrë ne po bëjmë hapa vendimtare rreth përgatitjes së terrenit për arsimin e dyfishtë. Po punoj me të gjitha kapacitetet për sigurimin e mekanizmave për ngritjen e cilësisë në arsim, duke aftësuar mësimdhënësit për zbatimin e Kornizës Re Kurrikulare dhe në sferën e vlerësimit ku janë shënuar më së shumti pengesa.

Kjo nuk mund të ndodhë pa sigurimin e materialeve të përshtatshme shkollore sidomos teksteve shkollore, në të cilat janë evidentuar probleme serioze me përmbajtjen e gomave. Si DKA, ju sigurojmë, që të përfshihen të gjithë nxënësit në nivelin e arsimit të detyruar, duke mos harruar në asnjë mënyrë fëmijët me nevoja të veçanta dhe grupet e diferencuara. Sfidë në vetvete për tërë sistemin arsimor të Kosovës, mbetet plan-programi i mbingarkuar për fëmijët e klasave të ulëta, plan-programi ky që pason me shumë të rënda për ta.

Urojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të suksesshëm shkollor. Në veçanti, urojmë nxënësit e klasave të para, që nga nesër ulen për herë të parë në bankën shkollore./Indeksonline/