75 Mall Live Search
20:28 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Komuna e Prishtinës merr vendim: Kushdo që hedh fishekzjarrë në hapësira publike, dënohet me 100 euro

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se komuna që ai udhëheq ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike.

Kushdo që hedh mjete piroteknike në hapësira publike, dënohet me 100 euro, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Shpend Ahmeti:

Ndalohet përdorimi i mjeteve piroteknike

Kryetari Shpend Ahmeti nxori urdhëresën për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vende të hapura publike, gjegjësisht në sheshe, rrugë e tregje.

Kushdo që vepron kundër kësaj urdhërese, gjobitet në shumën prej 100 eurosh.

Për zbatimin e Urdhëresës, e cila do të jetë në fuqi deri më 3 janar 2021, do të kujdeset Drejtoria e Inspekcionit.