75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës ndanë 100 mijë euro për t’i ndihmuar klubet që kanë vështirësi, shkaku i pandemisë covid-19

Sot është mbajtur mbledhja urgjente e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku edhe pritet që gjatë ditës së sotme të merren disa vendime.

Në këtë pako ekonomike emergjente, e cila i përfshinë shumë sfera, pritet të ndihmohet edhe sporti shkruan IndeksOnline.

Një nga këto vendim përfshin edhe ato klube të cilat kanë vështirësi ekonomike.

Në pikën 11 të kësaj pako thuhet që do të ketë subvencione për sport në vlerë prej 100.000 euro për klubet në vështirësi për shkak të mos funksionimit  të garave.

Këto vendime nga Komuna e Prishtinës pritet të miratohen në orën 16:00./IndeksOnline/.