Komuna e Prishtinës ndanë afër 100 mijë euro për mirëmbajtje të rrugëve
Në fillim të këtij viti Komuna e Prishtinës ka arritur të kurorëzojë kontratën e radhës me një Operator Ekonomik për mirëmbajtjen e rrugëve rurale gjatë periudhës dimërore.

Kështu, më 4 janar komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka kurorëzuar kontratën me “Ve-Mor”, Sh.p.k,për hiç më pak se 94 mijë e 827 e 91 euro, transmeton Indeksonline.

Sipas kontratës, gjatë ditëve me reshje bore Operatori Ekonik i kontraktuar duhet të përgatitet paraprakisht në mënyrë që t’i ketë të gjitha mjetet e nevojshme në dispozicion dhe në gjendje të mirë. Kontrata ka hyrë në fuqi më 8 janar të këtij viti dhe përfundon më 8 janar të vitit 2020.

“Largimi i borës nga rruga duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme gjatë tërë ditës në rrugët ku ka frekuentim më të lartë të automjeteve derisa në rrugët dytësore ato pastrohen kohë pas kohe në funksion të sasisë së reshjeve që paraqiten. Për çdo ditë me reshje të borës varësisht nga koha e fillimit të reshjeve fillimi i punës për pastrimin e borës duhet të jetë menjëherë pas fillimit të reshjeve, derisa nëse ato janë të pandërprera largimi i borës dhe akullit duhet të jetë i pandërprerë dhe të gjitha rrugët duhet të jenë të pastruara nga bora dhe akulli para kohës kur veç fillon fluksi i automjeteve (ora 7 e mëngjesit)”, thuhet në këtë kontratë. /Indeksonline/
