75 Mall Live Search
23:28 / E Diele, 20 Gusht 2023 / AR

Komuna e Prishtinës: Nga nesër nis puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronominë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se që nga nesër ( 21 gusht), do të nis  puna në Dhomat e Monitorimit të Zhurmave për gastronomi.

Këtë e ka kumtuar Komuna e Prishtinës, përmes  një njoftimi Facebook.

“Nesër, e hënë, 21.08.2023,në ora 10:30, në objektin e Inspektoriatit të Kryeqytetit do të nis edhe zyrtarisht funksionimi i Dhomës së Monitorimit të Zhurmave brenda lokaleve të Gastronomisë”, thuhet në njoftimin e komunës.