75 Mall Live Search
12:22 / E Premte, 08 Gusht 2025 / S Z

Komuna e Prishtinës njofton se Ministria e Financave ka lëshuar sistemin e ri të tatimit në pronë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lëshuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar.

Në njoftim thuhet se aktualisht sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave.

“Te dashur qytetarë, ju informojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lëshuar sistemin e ri të tatimit në pronë, i cili zëvendëson sistemin e kaluar. Aktualisht, sistemi ende nuk është finalizuar dhe për momentin mundëson vetëm shikimin/printimin e faturave (me disa vështirësi në gjenerim)”.

“Çdo veprim ose ndryshim tjetër në fatura nuk mund të bëhet deri në përfundimin e plotë të këtij sistemi të ri. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e komunës.