Komuna e Prishtinës: Pas një viti që qeveria qendrore bllokoi punimet në rrugën “Qamil Hoxha” po i vazhdojmë ato
Komuna e Prishtinës ka njoftuar për vazhdimin e punimeve në rrugën “Qamil Hoxha”.
Punimet në këtë rrugë kishin mbetur në gjysmë për më shumë se një vit, gjë për të cilën Komuna e Prishtinës fajëson qeverisjen qendrore.
“Pas më shumë se një viti, që qeveria qendrore kishte bllokuar punimet në rrugën “Qamil Hoxha”, i kemi vazhduar punimet. Nuk paska mbetje arkeologjike. Vazhdojmë”, thuhet në postimin e komunës.
Pamje:

