75 Mall Live Search
16:50 / E Mërkurë, 11 Maj 2022 / AR

Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë, ja sa është shuma

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në tryezën e organizuar nga DEMOS ka diskutuar me akterët relevantë lidhur me Ligjin për Kryeqytetin, nivelin e zbatimit dhe efektet e arritura.

Gjatë kësaj tryeze Ministri Krasniqi, ka theksuar se është e rëndësisë së jashtëzakonshme që Komuna e Prishtinës të shfrytëzojë mundësitë buxhetore që të ofrojë projekte dhe shërbime cilësore për qytetarët e Prishtinës.

Bazuar në Ligjin Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës përfiton një grant shtesë nga niveli qendror, në lartësi jo më pak se 6% të grantit të përgjithshëm.

Për vitin 2023 Komuna e Prishtinës përfiton grant shtesë prej 15,312,600 euro nga granti i përgjithshëm për komuna.

Në fund të diskutimit, Minsitri Krasniqi ka ritheksuar angazhimin dhe përkushtimin e MAPL-së për koordinim ndërinstitucional në çështjet me interes për Komunat dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.