Komuna e Prishtinës planifikon të shpenzoj 300 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve të fshatrave gjatë dimrit
Nuk ka mbetur edhe shumë që të filloj sezoni dimëror. Moti ka filluar të bëhet dita e ditës më i ligë, por bora ende nuk ka rënë në Kosovë.
Komuna e Prishtinës ka filluar të marr masat që nga tani për sezonen e borës, shkruan Indeksonline.
Ata po planifikojnë të shpenzojnë 300 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve rurale gjatë dimrit.
Në njoftimin e kontratës ata kanë shkruar se vlera e parashikuar e kontratës do të jetë 300 mijë euro.
Data e fundit kur për pranimin e tenderëve ka qenë data 4 nëntor./Indeksonline/

