75 Mall Live Search
10:09 / E Enjte, 22 Maj 2025 / MSH

Komuna e Prishtinës reagon pas protestës së “Pastrimit”: Grumbullimi i punëtorëve para komunës është i panevojshëm

Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” protestuan sot përpara ndërtesës së Komunës së Prishtinës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për gjendjen financiare në të cilën ndodhet ndërmarrja.

Protesta paqësore u shoqërua me mjetet e tyre të punës që u parkuan buzë objektit të komunës dhe punëtorët që zgjidhje emergjente të situatës së krijuar.

Me këtë rast, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendjeje.

“Siç ju kemi njoftuar, kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Regjionale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga kompania rajonale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, thuhet në njoftim të komunës.

Ky është njoftimi i plotë i komunës:

Të nderuar qytetarë,

Ka kohë që kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat.

Prandaj, përderisa kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë.

Siç ju kemi njoftuar, kryeqyteti ka nënshkruar kontratën me Kompaninë Rajonale të Pastrimit, në vlerë prej 1.5 milionë euro, për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.

Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga kompania rajonale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në kryeqytet.