75 Mall Live Search
16:43 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës rregullon këndet e lodrave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se do të riparohen të gjitha këndet e lodrave në Prishtinë.

Ai bëri  të ditur se ky aksion tanimë ka filluar, shkruan Indeksonline.

“Komuna e Prishtinës ka kontraktuar Ndërmarrjen Publike Banesore për mirëmbajtjen e të gjitha këndëve të lodrave në Prishtinë. Tashmë janë riparuar një pjesë e tyre. Në çdo park të fëmijëve e keni edhe tabelen me numër të telefonit ku mund të lajmëroni prishjet për rregullimin e menjëhershëm të tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/