Komuna e Prishtinës shpenzon mbi 22 mijë euro për vendosjen e numrave të rinj adresor
Komuna e Prishtinës e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti, gjatë këtij muaji ka kurorëzuar kontratën e radhës.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizmi, prodhimi dhe vendosja e numrave të adresave në Komunën e Prishtinës”, këtij institucioni i ka kushtuar hiç më pak se 22 mijë e 325 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Në kontratën e publikuar bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 22 mijë e 979, 90 euro.
Poashtu, bëhet e ditur se emri i operatorit ekonomik të cilit i është dhënë kontrata është “RSM Company”, Sh.P.K.

Përshkrimi i shkurtër i kontratës thotë:
Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës Furnizimi,punimi dhe vendosja e numrave të adresave në Komunën e Prishtinës Prodhimi, furnizimi dhe vendosja e tabelave të numrave të hyrjeve në çdo shtëpi. /Indeksonline/
