75 Mall Live Search
11:05 / E Premte, 20 Qershor 2025 / Z S

Komuna e Prishtinës: Sot në Dardani fillon largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike

Komuna e Prishtinës ka bërë një njoftim të rëndësishëm për banorët e lagjes Dardania.

Sipas njoftimit Komuna ka vendosur që nga sot të fillojë largimin e rrethojave të vendosura në hapësirat publike.

Qëllimi i këtij veprimi sipas Komunës është: Lirimi i hapësirave publike të uzurpuara; Krijimi i ambienteve më të hapura dhe të qasshme për të gjithë; Përmirësimi i infrastrukturës dhe pamjes urbane.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët mirëkuptim dhe bashkëpunim tuaj gjatë këtij procesi./Indeksonline/