75 Mall Live Search
08:07 / E Shtunë, 26 Prill 2025 / MSH

Komuna e Prishtinës sot teston alarmin

Komuna e Prishtinës njoftoi ditë më parë se sot do të realizojë test rutinë të sistemit të alarmit publik.

Testimi i alarmit do të bëhet me fillim nga ora 12:05.

Në njoftim zyrtar bëhet e ditur se gjatë testimit do të dëgjohet një alarm me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Testimi ka për qëllim verifikimin e funksionalitetit dhe efektivitetit të sistemit në rast situatash emergjente.

Andaj, qytetarët janë të lutur të mos shqetësohen pasi bëhet fjalë vetëm për një ushtrim teknik.