Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për nesër.
Seanca është thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina me inicimin e Kryetarit Përparim Rama.
Në rend dite është vetëm një pikë, propozim-vendimi për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim në vitin 2026.
Seanca do të mbahet nga ora 11:00, në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit.

