Komuna e Prishtinës tregon se kush do t’i kryej shpenzimet e rrënimeve të ndërtimeve pa leje

Inspeksioni i Komunës së Prishtinës vazhdimisht po ndërmerr aksione për rrënimin e ndërtimeve pa leje.
Në njoftimin e radhës, nga komuna tregojnë se kush do t’i kryej shpenzimet e rrënimeve të ndërtimeve pa leje, raporton Indeksonline.
“Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha shpenzimet e rrënimeve të ndërtimeve pa leje të kryera nga Inspeksioni i Komunës, do të barten nga pala që ka inicuar ndërtimin”.