75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës vazhdon punimet në “Emshir”, s’dihet afati se kur përfundojnë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në lagjen “Emshir”, për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik.

Ndërtimi i këtij rrjeti është i nevojshëm për këtë lagje, sepse e zgjidhë çështjen e ujërave të zeza, të cilat kanë paraqitur problem për një kohë të gjatë për banorët e  kësaj lagjeje, transmeton Indeksonline. Mirëpo në njoftimin në Facebook nuk është bërë i ditur edhe afati kohor për përfundimin e këtyre punimeve, të cilat kanë nisur që para fushatës zgjedhore.

Gjatë këtyre punimeve është mbyllur edhe tuneli për këmbësorët i cili e mundëson kalimin për te stacioni i autobusëve./Indeksonline/