Komuna e Prishtinës vendos ekranet për matjen cilësisë së ajrit
Sot në sheshin “Nëna Tereza” u prezantuan monitoruesit e ajrit të cilë i njoftojnë qytetarët për gjendjen e ajrit në vend.
Për këtë projekt foli edhe ministri Matoshi, i cili tha “Kjo është edhe një përkushtim i joni për të ngritur vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë që ka ajri i pastër dhe poashtu me vazhdu me i njoftu qytetarët për kohë reale për gjendjen të cilën e ka kryeqyteti jonë”.
Gjithashtu ai tregoi se në këtë projekt kanë pasur angazhime edhe në çështje të tjera në lidhje me ajrin për të cilat nuk ishin të njoftuar qytetarët.
“Në këtë projekt kemi pasur angazhime të përbashkëta për gjatë gjithë kësaj kohe të përbashkët si janë riparimi i qendrave të ajrit, pajisja e Institutit Hidrometeorologjik me instrumente matëse të reja, trajnimi i zyrtarëve të Ministrisë së Mjedisit për çështjen e ndotjes së ajrit, matja e ndotjes së ajrit edhe nga termocentralet tona”, shtoi Matoshi.
Ai nuk e përjashtoi mundësinë e vazhdimit për përmirësimin e ajrit në vend.
Takeichi tha se shpreson se këto ekrane do të mirëmbahen për një kohë të gjatë dhe se këto ekrane do të shfrytëzohen për popullatën sidomos për edukimin e gjeneratës së re në këtë çështje.
“Tani qytetarët kanë mundësi ta dinë indeksin e cilësisë së ajrit në kohë reale dhe ata do të jenë më të vetëdijshëm për sa i përket cilësisë së ajrit’’ u shpreh Jiro Takeichi.