Komuna e Prishtinës ndihmon fermerët me 400 mijë euro

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se përmes Drejtorisë së Bujqësisë ka ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të kësaj komune, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndihmë erdhi për t’i mbështetur ata për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.
Postimi:
Përvec pasojave nga pandemia #covid19, këtë vit fermerët kanë pësuar dëme edhe nga të rreshurat dhe erërat e forta. Andaj, përmes Drejtorisë së Bujqësisë kemi ndarë ndihmë në vlerë prej 400,000€ për 152 fermerë të Komunës së Prishtinës për të i mbështetur për humbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore gjatë këtij viti.