75 Mall Live Search
20:15 / E Shtunë, 03 Tetor 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prizrenit harxhon gati 120 mijë euro, për të blerë teste për Covid19!

Komuna e Prizrenit ditë më parë ka arritur të finalizojë një tjetër tender.

Këtë herë është nënshkruar një kontratë për  “Furnizim me teste serologjike IgM dhe IgG per Covid-19 për nevojat e shëndetësisë primare”.

Fillimisht, për tenderin në fjalë janë ndarë 120 mijë euro, shkruan IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Biotek Kosovo” L.L.C.

Bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi, vlera e përgjithshme e kontratës është 110 mijë e 400 euro.

Tutje, bëhet me dije se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë po ai i cili është kurorëzuar. /IndeksOnline/