75 Mall Live Search
15:16 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2025 / k.v

Komuna e Prizrenit i jep në shfrytëzim për raste të veçanta një pronë Policisë së Kosovës

Komuna e Prizrenit përmes një publikimi në Facebook ka njoftuar se është nënshkruar sot një kontratë me Kolonelin Gazmend Hoxha, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës së Prizrenit në shfrytëzim për raste të veçanta.

Objekt i kësaj kontrate është shfrytëzimi i një pjese të ndërtesës së Komunës në Reçan, në sipërfaqe prej 82.29 m², pasuri shoqërore e Kuvendit Komunal të Prizrenit, që i jepet në shfrytëzim Policisë së Kosovës për ofrimin e sigurisë dhe shërbimeve tjera policore banorëve të kësaj ane thuhet në njoftim nga Komuna e Prizrenit.