19:47 / E Shtunë, 18 Maj 2019 / indeksADMonline

Komuna e Prizrenit ndan mbi 68 mijë euro për qentë endacak

 Pos me arushën, qytetarët e Komunës së Prizrenit po përballen me qentë endacak.

Për këtë, Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë masa.

Bëhet fjalë për një kontratë 24 muajshe, dhe nis nga 15 maj deri me 14 maj të vitit 2021, transmeton Indeksonline.

E kjo kontratë komunës do t’i kushtoj hiç më pak se 68 mijë e 600 euro.

 Ky tenderi i është besuar operatorit ekonomik ‘FIDAN KRASNIQI BI” SHPK nga Prizreni./Indeksonline/