Komuna e Prizrenit: Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të komunës
Komuna e Prizrenit ka përditësuar qytetarët rreth situatës aktuale, pas përmbytjeve në disa zona.
Në një njoftim zyrtar, Komuna e Prizrenit deklaron se ekipet emergjente, të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë, kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion, transmeton IndeksOnline.
“Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme”, thuhet në njoftimin e komunës.
Ky është njoftimi i plotë:
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime dhe si pasojë e tyre edhe përmbytje në disa zona të komunës sonë. Ekipet emergjente të kontraktuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Emergjencave dhe Sigurisë kanë qenë vazhdimisht të angazhuara në terren, në zonat më të prekura, duke ofruar ndihmë për qytetarët me të gjitha kapacitetet në dispozicion.
Angazhimi i ekipeve emergjente do të vazhdojë edhe më tej, me qëllim të menaxhimit të situatës dhe mbështetjes së qytetarëve në vendbanimet më të prekura nga reshjet e rrëmbyeshme.

