Komuna e Rahovecit liron bizneset nga pagesa e qirasë për muajt mars-maj

Pas situatës së krijuar së fundmi nga pandemia e shfaqur COVID-19, sot Kuvendi Komunal Rahovec, me qëllim të krijimit të lehtësirave për bizneset e komunës sonë ka marrë këtë VENDIM:
* Të gjitha bizneset që operojnë në komunën e Rahovecit, e që gjithsej janë 31, të cilët kanë kontratë për shfrytëzimin e objekteve komunale, lirohen nga pagesa e qirasë mujore për periudhën: (mars-maj 2020);
* Lirohen nga taksa komunale të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, të cilët aktualisht janë të ngarkuar me rregulloren aktuale për taksa komunale, (mars-maj 2020).