75 Mall Live Search
12:12 / E Mërkurë, 07 Gusht 2024 / LB

Komuna e shpërblen 12-vjeçarin që e dorëzoi në polici portofolin me 2.500 euro

Kryetari i Komunës se Skenderajt, Fadil Nura, ka pritur sot në një takim vogëlushin i cili e dorëzoi në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.

Kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, e ka falënderuar për aktin e tij shëmbullor, duke e shpërmblyer për gjestin e tij.

“Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025. Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti! Të lumtë”, ka shkruar ai.