21:20 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Komuna e Shtërpcës kujdeset që të ketë hapsira për parking në Brezovicë gjatë vikendit

Komuna e Shtërpcës ka angazhuar pastruesit e borës në kompleksin turistik, Brezovicë.

Atje po krijohen hapësira për parking për pushuesit gjatë ditëve të fundjavës, transmeton Indeksonline.

Dihet që gjatë sezonës dimërore, Brezovica është tejet e vizituar. Fluksi më i madh është gjatë ditëve të vikendit.

Duke e parë që turistët e kanë të vështirë të gjejnë vende për parkim, komuna e Shtërpcës me anë të pastruesve të borës po krijon vende të reja për parkim.

Përveç qytetarëve të Kosovës, Brezovica është shumë e vizituar edhe nga qytetarët e vendeve të rajonit. /Indeksonline/