75 Mall Live Search
08:03 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Komuna e Shtimes blen veshmbathje, perde e tepiha

Komuna e Shtimes ka hapur dje një tender për furnizim me veshmbathje për institucionet e komunës.

Për këtë tender, komuna ka ndarë hiç më pak se 9 mijë e 960 euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 5 prill 2022 në ora 14:00.

Po të njejtën ditë, Shtimja ka hapur tender për blerjen e tepihave dhe perdeve për institucionet e komunës.

4 mijë e 764 euro është vlera e parashikuar e kontratës./IndeksOnline/