75 Mall Live Search
09:36 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / A. M.

Komuna e Shtimes ua ndalon bizneseve të punojnë të dielën, ja vendimi

Komuna e Shtimes ka marrë një vendim për bizneset. Në dokumentin e siguruar nga “Indeksonline” shihet vendimi i Drejtorisë për Shërbime Publike në të cilin theksohet se bizneset nuk do të punojnë të dielën.

“Dita e diel është dite pushimi për subjektet afariste te specifikuara në rregullore, me përjashtim subjektet afariste qe janë të përfshira në orarin e kujdestarisë.

Zbatimi i Rregullores në teren do te filloj nga date: 10.03.2024 (ditë e diele), në rast mos zbatimi te Rregullores do te merren masa ndëshkuese. Zbatueshmëria e Rregullores do te mbikëqyret nga Inspektorati Komunal ne bashkëpunim me Policinë e Kosovës. /Indeksonline/