75 Mall Live Search
15:02 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Komuna e Skenderajt fiton grantin prej 141,890 euro për përformancë të mirë

Komuna e Skenderajt ka fituar shpërblim prej 141 mijë euro e 890 euro për përformancë të mirë.

Ky  është një grand i përformancës që është ndarë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

 “Jemi në mesin e 19 komunave të Kosovës, që jemi vlerësuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, për Grantin e Përformancës 2019. Këtij granti të ministrisë në fjale, do t’i shtohet edhe bashkëfinancii nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor Ndërkombëtar – SIDA. Dhe si rezultat i punës së suksesshme të Qeverisë sime, Granti i Përformancës arrin vlerën prej 141,890 euro”, ka shkruar Jashari.

Ai ka theksuar se këto mjete do të investohen në projekte kapitale për të mirën e qytetarëve të komunës së Skenderajt./Indeksonline/