16:06 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Komuna e Skenderajt luan ‘LUDO’ për 17 shkurt

Me 17 shkurt festohet 17 shkurti, dita e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për këtë ditë, komunat tashmë kanë nisur përgatitjet, ku edhe disa prej tyre kanë bërë publike aktivitetet e parapara për të festuar sa më mirë këtë datë historike.

Komuna e Skenderajt në mesin e aktiviteteve ka paraparë një lojë që shumë po luhet kohët e fundit, transmeton Indeksonline.

E ajo është loja Ludo,  e cila është planifikuar të luhet në sheshin ‘Adem Jashari’.

“Loja më e luajtur në rrjetet sociale ‘LUDO’ thuhet në agjendën e aktiviteteve, e cila nis në ora 11:00/Indeksonline/